Limaj: Kosova po qeveriset nga mashtruesit dhe shkelësit e Kushtetutës

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Kosova është në krizë të thellë politike që nga paslufta, pasi është vendi i vetëm në botë që qeveriset nga mashtruesit që e kanë shkel kushtetuesen dhe nuk japin llogari.

Limaj këto komente i bëri në Kuvendin e parë zgjedhor të Nisma e Rinisë për Kosovën, ku theksoi se qeveritarët janë mashtrues, pasi kanë premtuar 200 mijë vende pune, kurse njerëzit nuk janë punësuar.

“Vendi ynë është në krizë të thellë politike dhe asnjëherë nuk ka qenë më keq se sa tash pasluftës. Është i vetmi vend në botë, e rajon që qeveriset nga njerëzit që e kanë shkel Kushtetuesen e që nuk japin llogari, dhe gjithashtu, Kosova vazhdon të qeveriset nga njerëz mashtrues, të cilët kanë premtuar 200 mijë vende pune”, tha ai.

Limaj i tha të rinjve se ndryshimi i Kosovës është rinia e Kosovës.

“Ju jeni ndryshimi i vendit dhe keni treguar se ju nuk bëni kompromisë, nuk keni pranuar të mashtroheni, ashtu si shumë prej moshatarëve të juaj kanë rënë pre e shantazheve për punësim e për mashtrime, andaj kjo nuk është Kosova jonë. Nisma për Kosovën nuk ështà « shërbëtore por është kretore e një ndryshimi të madh që po vie në Kosovë”, tha Limaj.

Edhe Jakup Krasniqi tha se Nisma për Kosovën dëshiron që të rinjët e Nismas të marrin në duar ndryshim e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button