Arrest shtëpiak për Grujovskin, reagon Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale njofton se është bë ankesa kundër vendimit të Këshillit penal me anë të së cilës është modifikuar vendimi i gjykatës së procedurës paraprake dhe të dyshuarit në rastin ‘Fortesa’ i është shqiptuar masa arrest shtëpiak.
“Ju njoftojmë se është bë ankesa kundër vendimit të këshillit penal me anë të së cilës është modifikuar vendimi i gjykatës së procedurës paraprake dhe të dyshuarit në rastin ‘Fortesa’ i është shqiptuar masa arrest shtëpiak.
Kjo është për shkak se, sipas kësaj Prokurorisë Publike ekzistojnë rrethana që tregojnë domosdoshmërinë e shqiptimit të masës së ndalimit dhe se për qëllimin që ishte nën arrest nuk mund të shqiptohet masë më e butë”, thuhet në kumtesë.