Sllovenia është e gatshme t’i ndihmojë RMV-së në digjitalizimin e sistemit gjyqësor

Në takimin e ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançeski dhe ministres sllovene për digjitalizim, Emilia Stojmenova-Duh, me origjinë maqedonase, u theksua nevoja për interoperabilitetit dhe lidhje më të madhe digjitale të institucioneve, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Portalb.mk.

Stojmenova-Duh e përcolli përvojën e Sllovenisë në këtë fushë, duke theksuar se Qendra e Informatikës në Gjykatën Supreme ka një rol të madh në zbatimin e të gjithë procesit.

Siç informuan nga Këshilli Gjyqësor gjatë kësaj jave, në proces e sipër është përgatitja e një AKMIS-i të ri, si pjesë e procesit të digjitalizimit të sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut me qëllim të pavarësisë dhe transparencës më të madhe të tij. Mbretëria e Norvegjisë do të dhurojë 6.8 milionë euro për AKMIS-in e ri.

Sllovenia është e gatshme ta ndihmojë vendin në procesin e digjitalizimit të sistemit gjyqësor, deklaroi Ministrja sllovene pa portofol, përgjegjëse për digjitalizim, Emilia Stojmenova-Duh, në takimin me Ministrin e drejtësisë, Nikolla Tupançeski në Lubjanë.

Stojmenova-Duh shprehu gatishmërinë e saj për të na ndihmuar në procesin e realizimit të digjitalizimit në veprimtarinë gjyqësore dhe të prokurorisë.

Në takim u theksua nevoja për interoperabilitet dhe lidhje më të madhe digjitale të institucioneve, ndërsa Stojmenova-Duh e përcolli përvojën e Sllovenisë në këtë fushë, duke theksuar se qendra informatike në Gjykatën Supreme ka rol të madh në realizimin e të gjithë procesit.

Tupançeski dhe Stojmenova-Duh u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në vigjilje të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.

Për AKMIS-in e ri, Mbretëria e Norvegjisë do të dhurojë 6,8 milionë euro, u bë e ditur pas takimit të kryetares së Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska, me drejtorin e Këshillit Gjyqësor Norvegjez, Sven Marius Urke, që u mbajt të hënën.

Gjyqesor, RMV, gjykata, gjyqtar, gjykates
Foto ilustrim nga Suad Bajrami

Gjyqtarët manipuluan sistemin AKMIS

Se sa sistemi gjyqësor i RMV-së ka qenë i “kapur”, tregojnë manipulimet me sistemin kompjuterik AKMIS, një sistem që objektiv kryesor kishte të parandalojë abuzimet dhe manipulimet, përkatësisht sfida kryesore ishte të parandalohet ndikimi ndaj gjyqtarëve për kurdisje të proceseve të caktuara gjyqësore dhe regjistrim më të shpejtë përkatësisht ndarje dhe përfundim më të shpejtë të lëndëve.

Baza e AKMIS-it është në Gjykatën Supreme dhe në të mund të hyjnë anëtarët e  Këshillit Gjyqësor dhe kryetarët e gjykatave themelore, por nuk mund të intervenojnë. Instalimi i sistemit filloi në janar 2020, kur ministër i Drejtësisë asokohe ishte Mihajllo Manevski nga VMRO-DPMNE, ndërsa kryetar i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski.

Nga viti 2010 AKMIS, ishte operativ në të gjitha 34 gjyqet e Maqedonisë së Veriut, duke e zëvendësuar shpërndarjen manuale të lëndëve. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

Perceptimi se po manipulohet me këtë sistem, u bë edhe më i dukshëm, kur lëndët e Prokurorisë Speciale, “rastësisht”, caktoheshin te gjyqtarë të cilët në opinion ishin të njohur se kanë lidhje të ngushta me partinë e atëhershme në pushtet VMRO-DPMNE, funksionarët e të cilës duhej të gjykoheshin për vepra të rënda penale. Kur shkonin në duar të tyre, ata i bllokon apo i zvarrisnin, pra i fusnin në rrëmuja procedurale e burokratike, me qëllim që të shmanget ekzekutimi i drejtësisë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018-të, në të cilin u theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS, Vlladimir Pançevski dhe Jovo Vangellovski.

Pasi ndërroi pushteti në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2017-të, me iniciativë të Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë, janë bërë kontrolle në tre Gjykatat më të fuqishme të vendit, gjegjësisht në Gjykatën Penale të Shkupit, Apelit dhe Supremes.

Ekipi që bëri kontrollin doli me rezultate skandaloze, të tre gjykatat që trajtojnë lëndët më serioze, nuk i kanë respektuar procedurat e AKMIS-sit. Në vend që lëndët ku gjykohen qytetarët e personat “me ndikim” t’i ndajë automatikisht sistemi kompjuterik, këtë e kanë bërë kryetarët e gjykatave.

LEXO: AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Ky raport, sa ishte tronditës, aq edhe i pritshëm, sidomos duke pasur parasysh se gjyqësori vazhdimisht ka qenë në shënjestër të kritikave.

Nëse e shohim në perspektivë, edhe pse në tre gjykatat më me peshë në vend kishte manipulim me këtë sistem, Prokuroria ngriti akuzë vetëm për ish kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski për shpërndarjen manuale të 50 lëndëve gjyqësore. Ai u shkarkua nga detyra e gjyqtarit, ndërkaq më pas u gjykua dhe u dënua në vitin 2010-të me 3.5 vjet burg, por më 29 shtator të vitit 2021 Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 2.5 vjet burg. Në fakt ky është personi i vetëm që në Maqedoninë e Veriut është dënuar me burg për keqpërdorim të sistemit AKMIS. Derisa Pançevski ishte i dyshuar për keqpërdorimet, VMRO-DPMNE-ja e propozoi për kryeprokuror të shtetit.

Më shumë detaje në lidhje me manipulimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut me sistemin AKMIS, mund të lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button