Lewandowski pas 16 viteve theu rekordin e Arben Nuhiut

Është dashur të kalojnë 16 vite që të thyet rekordi i futbollistit shqiptar Arben Nuhiu dhe në ndërkohë të bëhet një rekord i ri, ku një futbollist për 9 min të shënojë 5 gola.

Respektivisht më 8 dhjetor të vitit 1999, Nuhiu i cili aso kohe ishte futbollist i skuadrës belge Beveren, për 13 minuta shënoi 4 gola, ndërsa ky rekord u thye të martën, në takimin Bajern – Volfsburg, ku futbollisti bavarez jo vetëm që theu rekordin e 4 golave, por shënoi një rekord të ri historik kësaj radhe, pasi për 9 minuta shënoi 5 gola.

“Skam shpjegim. Jam i befasuar me paraqitjen e Levandovskit kundër Volfsburgut. Pesë gola për 9 minuta, është diçka e madhe, dhe nuk besoj se më dikush do të mund ta bën Kjo është për çdo lëvdatë”, thekson Nuhiu për KOHA.

Të përkujtojmë se Nuhiu karrierën e kishte filluar me KF Shkëndija Haraçinë, e më pas për të arritur famë me FC Shkupi (KF Slloga J.), që pastaj karriera e tij të vazhdoj me Hajdukun e Splitit, Beverenin, Yozgatspor të Turqisë. Përsëri kthehet në Maqedoni te Vardari, Shkëndija e Tetovës, luan edhe me Elbasanin e Shqipërisë, e që mbyll karrierën me ekipin e zemrës FC Shkupi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button