Fatali: Ja si ma vodhi Ledri këngën “Shum pis” (Audio)

Sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me reperin Capital T. Gent Fatali që njihet më mirë si Fatal, është njëri prej reperëve më premtues të rep skenës shqiptare.

Veç katër bashkëpunimeve me të cilat erdhi kohëve të fundit rep artistin e talentuar mund ta shihnim edhe në bashkëpunim me Era Istrefin në këngën “Shumë piss”.

Por ky bashkëpunim dështoi dhe në vend të tij në këngë u paraqit Ledri Vula duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë verë.

Genti për Mad ka rrëfyer arsyet që dërguan deri te zëvendësimi i tij.

“Kënga me Era Istrefin ishte inçizuar me mua para 3 viteve dhe deri në prill të këtij viti ishte në plan të dilte si Era Istrefi feat Gent Fatali – Shumë Pis. Planifikimet kanë shkuar deri në atë pikë ku kemi folur edhe çfarë videoklipi do i bëjmë, por në atë kohë Era u largua nga Authentic Ent. sepse nuk iu përmbajt kushteve të kontratës, kështu u ftohën marrëdhëniet, pastaj nuk u bë.”

“Suksese për Erën edhe Ledrin. Kënga e tyre më ka pëlqyer, por më shumë më pëlqen versioni që ka me mua”, ka thënë Fatal duke shtuar se versionin demo të tyre që u bë publik ditë më parë nuk e ka publikuar ai.

“Nuk e di. Dikush e publikoi versionin demo dhe u shpërnda gjithëkund në internet. Ata që se kanë dëgjuar më duket se mund ta dëgjojnë në SoundCloud”, shkruan Telegrafi.

Klikoni këtu për këngë: KËTU

Lajme të ngjashme

Back to top button