Reagon BDI lidhur me akuzat e Adil Mustafës

Bashkimi Demokratik për Integrim, i hedh poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e sotme të lëshuara nga drejtuesit e Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë.
“Ne kemi bërë gjithçka që ishte e mundur në kuadër të kompetencave tona për ta ndihmuar këtë projekt, dhe shpeshherë kemi dalë edhe mbi këto mundësi. Por fatkeqësisht, Spitali në fjalë asnjëherë nuk i plotësoi kushtet e nevojshme kadrovike që i kërkon ligji, për të mundësuar shërbime shëndetësore në nivel, dhe pa e vënë në rrezik shëndetin e jetën e qytetarëve” thuhet nga Sekretariati për informim i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Më poshtë thuhet se BDI nuk mund të futet në menaxhimin ditor të bizneseve të  Adil Mustafës, e as t’ia rrisin besimin dhe simpatinë e qytetarëve (pacientëve) ndaj punës dhe shërbimeve të tij.
“Ne kemi qenë dhe mbetemi në shërbim të çdo investitori të jashtëm dhe të brendshëm, dhe këtë gjë e kemi dëshmuar shumë herë, por nuk mund të lejojmë që mossukseset të cilat vijnë si rezultat i keq menaxhimit të dikujt, të arsyetohen me akuza politike”, shtohet në reagimin e BDI-së.

LEXO:Doktor Adili rrëfen arrestimin e tij
Gjykata: Mjeku Adil Mustafa u burgos për veprën “mashtrim kreditor

 

Lajme të ngjashme

Back to top button