Kryediplomati spanjoll: 7,5 milionë banorë mund të humbasin shtetësinë nëse Katalonja shkëputet

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margallo, ka deklaruar se 7.5 milionë banorë mund të humbasin automatikisht shtetësinë e tyre spanjolle nëse qeveria rajonale që fiton në këto zgjedhjet lokale vendosë të shpallë pavarësinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati spanjoll në një prononcim për gazetarët të mërkurën deklaroi se ai që shkëputet nga shteti, do të humbasë edhe përfitimet e atij vendi. Ai vuri në dukje se “pretendimet e katalanasve të mbajnë shtetësinë spanjolle pas shpalljes së pavarësisë janë të gabuara.”

Edhe pse mbahen si zgjedhjet krahinore, këto zgjedhjet ku katalanasit këtë të diele do të zgjedhin qeverinë e re të krahinës, mund të shndërrohen në diçka shumë më të madhe nëse partitë separatiste të fitojnë një shumicë absolute në parlamentin krahinor dhe e realizojnë premtimin e mëhershëm të tyre, të shpallin pavarësinë nga Spanja brenda 18 muajve nga konfirmimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Deri tani, sondazhet parazgjedhore flasin në favor të faktit se zgjedhjet në Katalonjë mund të nënkuptojnë fundin e Spanjës në formën në të cilën ky vend ekziston mbi 500 vjetësh.

Qeveria qendrore në Madrid ka përjashtuar çdo mundësi që rajoni të bëhet më i pavarur, duke thënë se shkëputja do të ishte jokushtetuese.

Rajoni i Katalonjës ekonomikisht është rajoni më i zhvilluar spanjoll, ndërsa sipas parashikimeve të disa ekonomistëve, kjo krahinë pritet të jetë edhe më e zhvilluar nëse fiton pavarësinë. Në një raport të think tank organizatës nga Barcelona, Qendra për politikat evropiane, i prezantuar para Parlamentit Evropian theksohet se ekonomia do të rritej edhe më shpejtë, papunësia do të ishte më e ulët, ndërsa pagat do të jenë më të larta 15 vite pas pavarësimit të Katalonjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button