Shefi i diplomacisë spanjolle sot vjen në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe Bashkëpunimit i Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno, sot vjen në Shkup për një vizitë zyrtare njëditore. Albarez do të pritet nga nikoqiri i tij, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si dhe është planifikuar takim edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, transmeton Portalb.mk.

Spanja është vendi që do të kryesojë Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023, ndaj krahas marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, pritet që vend qendror në bisedimet me kreun e diplomacisë spanjolle të ketë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Sipas njoftimeve, në këtë drejtim do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit në BE.

Vizita e Albarezit në Maqedoninë e Veriut është pjesë e turneut të tij në Ballkan. Ai pardje ishte në Beograd, dje në Sarajevë, ndërsa sot para se të mbërrijë në Shkup do të vizitojë edhe Tiranën.

Ministria e Jashtme spanjolle tha se Albarez po vjen në Ballkan për të përcjellë interesin e ri të Madridit për vendet e rajonit dhe për të njoftuar se Spanja, pasi të marrë presidencën e BE-së më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e tyre për t’u bashkuar me bashkimin.

Gjatë turneut të tij në Evropën Juglindore, Albares do të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi, me secilin nga katër vendet, për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian – raporton portali spanjoll La Cerca.

Në Beograd, të mërkurën, Albarez me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishçeviq, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button