Sot pasdite Shkupi – Shkëndija

Duke marrë parasysh se futbollistët vendor shumë pak kanë gjetur angazhim në reprezentacionin e Maqedonisë, ata po shfrytëzojnë zbrazëtirë që të mos humbin në formë dhe të përgatiten për ndeshjet e radhës kampionale.

Kështu ekipet shqiptare KF Shkupi anëtare e Ligës së Dytë dhe KF Shkëndija Tetovë e Ligës së Parë, sot do të kenë një ndeshje kontrolluese.

Edhe pse Ekipet e Ligës së Dytë nuk kishin pushim dhe kanë luajtur xhiron e radhës, trajneri i KF Shkupi, Visar Ganiu në këtë ndeshje do tu jep shansin futbollistëve të rinj të tij, ndërsa në anën tjetër Gjore Jovanovski ka shumë punë me ekipin e tij, që me vonesë kishte filluar përgatitjet dhe kërkon sa më shumë kontrolluese.

Miqësoren e fundit Shkëndija e ka fituar 4:3 me Partizanin e Tiranës. 
Përballja miqësore Shkupi-Shkëndija zhvillohet sot në stadiumin në Çair të Shkupit, me fillim në orën 16:30. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button