Spanja shumë e fortë për Shqipërinë

Kombëtarja e Spanjës U21, e cila është njëkohësisht edhe kampione bote për këto grupmosha ka fituar thellë ndaj kuqezinjve 4:0. 

Goleada e të rinjve të “Stuhisë së kuqe” ka marrë trajtë të plotë në pjesën e dytë, kur qëndresa e shqiptarëve ka marrë lëkundje të fortë, ndërkohë që në 45 minutat e para formacioni i drejtuar nga trajneri Skënder Gega ia ka dalë që t’i shmanget goleadës.

Në këtë pjesë lojë vendësit kanë shënuar vetëm një herë, me anë të Munain në minutën e 35-të. Po i njëjti lojtar ka realizuar edhe në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, ndërsa ka kompletuar fitoren 4:0 Morata në 59’ dhe Rodrigues në 73’. Duhet evidentuar fakti se portieri Thomas Strakosha ka evituar edhe gola të tjerë të sigurt me pritjet e tija, çka tregon se superioriteti spanjoll ka qenë tepër i dukshëm, sikurse edhe pritej.

Shpresat e drejtuara nga Skënder Gega mbeten mbetet në kuotën e 0 pikëve në Grupin 4, pasi kanë luajtur katër ndeshjet e para kualifikuese. Më 15 tetor Shqipëria në shtëpi, luan kundër Bosnje e Hercegovinës, e cila e kishte mundur Shqipërinë fushën e vet 4:1

Lajme të ngjashme

Back to top button