U shpall lista e Kombëtares për ndeshjen e parë kualifikuese

23 lojtarë ka grumbulluar trajneri i Kombëtares, Sylvinho, për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 Mars në Varshavë, raporton Klan. Në debutimin e tij në krye të kuqezinjve, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj si sulmuesi Jasir Hasani që luan me Guangju në Korenë e Jugut dhe mbrojtësi Anis Mehmeti i Bristol City të cilët veshin për herë të parë fanëlen e Kombëtares A.

Rikthehet mbrojtësi Andi Hadroj i Partizanit dhe Jon Mersinaj i Lokomotivfës së Zagrebit të cilët më parë kanë luajtur vetëm një miqësore.

Rikthehet gjithashtu edhe mesfushori Lindon Selahi nga Rijeka. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederik Veseli.

Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button