Australia ka blerë raketa nga SHBA-ja për 900 milionë dollarë

Australia pritet të blejë deri në 200 raketa Tomahawk nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi të premten Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e tyre. Marrëveshja është arritur pasi Australia konfirmoi se do të blejë nëndetëset bërthamore nga SHBA-ja për të modernizuar flotën e saj në kohën e kërcënimeve nga ndikimi kinez në Indo-Paqësor, raporton ABC.

Zyrtarët australianë kanë thënë se nëndetëset e reja bërthamore do të mund të lëshojnë raketat Tomahawk. Gjatë muajit shkurt edhe Japonia ka konfirmuar planet për të përmirësuar ushtrinë me qëllim që të ndalë Kinën.

Shteti japonez deri në vitin 2026 do të blejë 400 raketa Tomahawk. Ndërkaq, Australia 200 raketat pritet t’i blejë për 900 milionë dollarë. Australia ka konfirmuar se do të bashkëpunojë fort me SHBA-në.

Zyrtarët australianë kanë vlerësuar se kostoja e blerjes së nëndetëseve amerikane do të jetë deri në 245 miliardë dollarë për tri dekadat e ardhshme. Qeveria e prirë nga kryeministri Anthony Albanese ka thënë se do të jetë shumë transparente rreth kostos së armatimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button