Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në janar të këtij viti është regjistruar rritje në industrinë e Maqedonisë së Veriut për 6.9 % në krahasim me janarin e vitit të kaluar, ndërsa vetëm në tregun vendor është 8.3 %, transmeton Portalb.mk.

“Rritje kemi te Prodhimet kapitale për 13.8 % Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 2.9 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 23.9 % derisa ulje vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 13.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, në janar është regjistruar rritje e qarkullimit të përgjithshëm për 9.1 %.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button