Sunaj Hasan me sy nga Turqia
Një ndër futbollistët e rinj nga Shkupi, Sunaj Hasan (18 vjeçar), ka treguar se është futbollistë i kualitetit të lartë, duke luajtur këtë gjysmë sezon me ekipin Euromilk, ku nga gjashtë ndeshje ka shënuar plot 8 gola.
Hasan është futbollist i dalë nga shkolla e FC Shkupi, me të cilin ekip luajti plot 3 vite, që më pas të merr ofertë të luaj në ekipin e Euromilk, ku po kalon një fazë të mirë.
“Kam gjetur hapësirë të mirë në mesin e ekipit të Euromilk, ku besoj se do të qëndroj deri në fund të sezonit. Nuk dua të fsheh se kam oferta të mira nga disa ekipe të Ligës së tretë të Turqisë, por për momentin problem i vetëm është çështja e dokumentacionit për të cilin pres konfirmim për ta rregulluar”, ka thënë Hasan për “Portalb” .
Sipas vetë futbollistit Hasan mësuam se ai në janar të 2015 pritet të udhëtoj drejt Turqisë me menaxherin e tij, ndërsa nga ana tjetër ka thënë se është kandidat potencial që të jetë edhe pjesë e ekipit të parë të Euromilk, skuadër kjo që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë dhe është në pozitën e gjashtë. / Portalb /