LSDM posedon të dhëna për zgjedhjet kriminale të 2014

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shpalosë një pjesë të “bombës” duke deklaruar se kanë të dhëna se dy proceset e fundit zgjedhore në Maqedoni janë zhvilluar në mënyrë kriminale.

“Të dhënat që kemi tregojnë se zgjedhjet e 2014 dhe ato të 2013 janë absolutisht kriminale. Kjo çfarë na ndodhi në këto dy cikle zgjedhore nuk është humbje por vjedhje”, tha Zaev.

Ai tha se Gruevski 13 vite e udhëheqë shtetin dhe nuk mund të kërkojë fajtor tjetër për politikën e gabuar dhe nivelin ku e ka sjellë shtetin.

Zaev tha se një nga modalitetet që e ka robëruar shtetin është lidhja mes MPB , prokurorisë dhe gjykatës dhe e gjithë kjo kontrollohet nga një qendër.

Lajme të ngjashme

Back to top button