Deputetët shqiptarë duhet ta shfrytëzojnë badinterin kundër “ligjeve të ministrit Ademi”

Pas disperzimit të programeve studimore, qeveria me propozim masat në sferën e arsimit, vazhdon shkatërrimin në mënyrë sistematike të arsimit të lartë dhe rënimin e autonomisë së universiteteve dhe ndërhyrje në lirinë akademike të universiteteve dhe shkollave dhe pregatitë dështimin e radhës përmes testimit ekstern të studentëve. . Deputetët nuk duhet ta votojnë propozim ndryshimin e Ligjit mbi arsimin e lartë dhe akademinë për mësues ashtu siç janë të propozuar sepse zgjidhjet e ofruara tërësishtë do ta godasin arsimin në gjuhën shqipe.

1. Propozim vlerësimi esktern i studentëve në vitin e dytë dhe të katërtë nga ana e shtetit është një hyrje në totalitarizëm, shkelje e autonomisë së universiteteve dhe lirisë akademike (neni 12 dhe 13 ligjit mbi arsimin e lartë). Menaxhimi i cilësisë në universitete kudo në botë lidhet me vlerësim të vazhdueshëm që bëhet në institucionet e arsimit të lartë përmes menaxhimit të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Arsye tjetër është se qeveria konkretishtë Ministria Arsimit nuk ka kapacitet për realizmin e të njëjtës. Sipas raportit të Komisionit Evropian të vitit 2014 në kreun 24, 25 lidhur me Arsimin dhe shkencën, Komisioni Evropian shkruan se Ministria e arsimit dhe shkencës nuk ka kapacitet për realizim të projekteve dhe ajo nuk mundë t’i monitoron në mënyrë të mjaftueshme projktet e lere të realizoj provim shtetëror për studentët. Vlerësimi ekstern do të prodhoj rezulltate të dyshimta që do t’i nxjerë në pozita palakmueshme universitetet në gjuhën shqipe për shkak të truqeve që do të bëhen gjatë këtij testimi posaqërsihtë lidhur me literaturën, metodologjinë e testimit.

2. Ndryshimet e paralajmëruara, me të cilat vendoset provim shtetëror për studentët e vitit të dytë dhe të katërt në fakultete edhe pse është antikushtetues dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi, është edhe diskriminues në aspekt të përfshirjes së universiteve publike dhe private në KOMISIONIN PËR REALIZIMIN E PROVIMIT EKSTERN. Në bazë të vendimit të qeverisë me propozim të Ministrisë së arsimit dhe shkencës provimin shtetëror do ta realizon Këshilli për akreditim dhe evaluim i përbërë nga 9 anëtarë të cilët do të zgjidhen me konkurs publik nga qeveria. Anëtar të këtij komisioni do të jenë të zgjedhur në bazë të rang listës së Universiteteve të regjistruara ne Republikën e Maqedonise. Sipas konceptit të propozuar: tre anëtar të komisioni do të jenë profesorë nga universiteti i parë në ranglistë që do të thotë nga “Shën Kirili e Metodij” në Shkup, dy anëtar nga universiteti i dytë në ranglistë Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, një antar nga Universiteti i tretë në ranglistë Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, një anëtarë nga universitet private dhe 2 profesorë të cilët punojnë në 500 universitete më të mira të ranguar sipas listës së Shangajit. Sipas këtij komponimi nuk do të këtë në komison të eksternës anëtar Univesiteti shtetrorë i Tetovës kurse rezikohet edhe Universiteti i Evropës Juglinore të mos ketë përfaqësues.

3. Ministria e arsimit me propozim masat e reja dhe me ndryshimet e Ligjit mbi arsimin e lartë, përjashton shumë universitete për studimet e doktoraturës, “Sipas këtyre reformave, ndryshimeve studime të doktoraturës do të ketë vetëm në PESË UNIVERSITETE NË MAQEDONI SIPAS LISTËS SË SHANGAIT. Studentët në studime të doktoraturës mundë të regjistrohen vetëm në Universitetet që janë të ranguara sipas listës së Shangait që nënkupton vetëm në pesë vendet e para. Që do të thotë se studime të doktoraturës do të ketë vetëm në Universitetin “Shën Kirili e Metodij” në Shkup, Universitetin Goce Delçev në Shtip, Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Universitetin e Ohrit “Shën Apostol Pavle” dhe Universitetin“Klimend Ohridski” në Manastir. Nuk duhet besuar vlerësimin dhe rangimin të universiteteve sepse ai vlerësim nuk e reflekton realitetin e punes së universiteteve por anën formale (letrat e prezentuara). Shumë lehtë mundë të ndodhë që studimet e doktoraturës ti humbë edhe universitetet i vetëm në gjuhën Shqipe Universiteti I Evropës Juglindore në Tetovë sepse gjithçka është politike. Mos të flasim që Universiteti I Tetovës është tërësishtë i përjashtuar nga studimet e doktoratës edhe pse ka akreditim të profesorëve dhe programeve studimore.

4. Depuetetët duhet të jenë kundër themelimit të institucionit të ri publik AKADEMI PËR MËSIMËDHËNËS që do të realizoj edukimin dhe formimin e studentëve të cilët do të dalin me diploma universiteti ( shteti nuk ka besim në Universitetet). Edhe ky propozim është i papranueshëm pikërisht Akademia do të rrezikon të bllokojë ose të paktën pengojë funksionimin normal të institucioneve të shkollave fillore dhe të mesme. Akademia përkatëse mund të lërë shkollat pa arsimtar të nevojshëm. Nëse kjo akademi do të funksionaj si Akademia për gjykatës dhe prokuror NE nuk do të kemi arsimtarë për shkolla.

Lajme të ngjashme

Back to top button