Interi i ka filluar bisedimet për Januzajn

Interi është në bisedime me anësorin e Manchester United, Adnan Januzaj.Bosi i United pritet që ta lë të lirë si huazim shqiptarin në janar, pasi nuk e sheh pjesë të formacionit të tij startues.

Sportmediaset shkruan se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio e ka bërë tashmë kontaktin e parë, duke biseduar me Abedinin, babain e Januzajt, që po ashtu vepron si agjent i tij.

Interi ka marrëdhënie të mira me United, qysh prej transferimit të Nemanja Vidic.Ausilio dëshiron ta marrë shqiptarin në formë huazimi 18 muajsh me opsionin e blerjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button