Gara për titullin e 23-të të Ligës së Parë fillon sot

Sot fillon sezoni i ri i kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ndërsa nderin për të hapur sezonin e kishin dy skuadrat rivale, Renova dhe Teteksi.
Ky edicionin, i cili është i 23-ti, në historinë e futbollit të Maqedonisë nga mëvetësimi, për herë të parë do të luhet me 10 ekipe dhe me ndryshime në sistemin e garave.
Ky sezon do të jetë mjaft interesant, pasi që pritet të kemi futboll më cilësor, ndërsa këtë duhet ta tregojnë ekipet si Shkëndija, Vardari dhe Rabotniçki, që janë ekipe me futbollist mjaft cilësor dhe me strukturë të mirë në organizim.
Pikërisht skuadra e Rabotniçkit është ajo që do të mbrojë të dy trofetë. Xhiroja e parë e këtij sezoni do të ketë dy ndeshje derbi, e para është ajo që do të luhet në Tetovë në mes Renovës dhe Teteksit, ndërsa e dyta do të jetë ndeshja në Manastir, kur Pelisteri me shumë probleme si në infrastrukturë, ashtu edhe në organizim, do të ketë Vardarin e fortë në të gjitha aspektet. Ndeshje me shumë emocione pritet të jetë edhe dueli i dy ekipeve finaliste të Kupës së Maqedonisë, Rabotniçki dhe Metalurgu.

Shkëndija qysh herët kishte paralajmëruar se këtë sezonë do të kërkojë kreun e tabelës dhe suksesin e Kupës së Maqedonisë. Sponsori i fortë dhe përforcimet e ardhura na bëjnë të besojmë një gjë të tillë, por gjithçka duhet pritur të dëshmohet në terrenet sportive, e ndërsa sprovë e parë për kuqezinjtë do të jetë Bregallnica. Sileksi dhe Horizonti do të jetë dueli që mbete nën hijen e ndeshjeve tjera.
Ndeshjet e xhiros së parë, do të zhvillohet tre ditë rresht. Duke filluar të shtunën e deri të hënën, kur edhe do të mbyllet xhiroja e parë e sezonit 2014/15. Të gjitha ndeshjet fillojnë në termin të njëjtë, në orën 17:30. /Portalb/

E shtunë, 02 gusht 2014
Renova – Teteksi
E dielë, 03 gusht 2014
Pelisteri – Vardari
Shkëndija – Bregallnica
Sileksi – Horizonti
E hënë, 04 gusht 2014
Rabotniçki – Metalurgu

 

Lajme të ngjashme

Back to top button