Duke dëgjuar Leonard Cohen dhe duke menduar për ty…

Më prit, e dashur,
më prit si mrekullinë,
më prit siç nuk ke pritur askënd,
jam valsi dimëror që magjeps
të gjitha Vienat e shpirtit tend…
Jam The burning violine
që ëndrrën tende ndez,
jam the touch of the naked hand
mbi gjirin tënd çdo mëngjes…
Jam the glove që ti zhvesh…
gjysmerrësirë e bërë thërrime…
jam…
ah…feksje dritëshpërthyese…
jam…
je…
Hiroshima ime…
Jam the lover që ti kërkon,
premtim,
rënkim…
epshi yt…
dëshirë e verbër…
jam pasion
a thousand kisses deep…
Jam demon i sapozgjuar
ku brishtësia jote forcë gjen,
jam loti yt i fundit…
ti e di…
I’m your man.
Më prit, e dashur,
më prit,
mallin tim bëjë your dove,
kur krahët e tij të mposhtin largësitë
dance me to the end of love…

 

Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

Lajme të ngjashme

Back to top button