Roli BDI-së në kontestin e emrit me Greqinë, i paqenë!

Problemi i kontestit të emrit nuk është vetëm i maqedonasve etnikë, por i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, vlerësojnë analistët për Portalb. Sipas tyre, negociatori për kontestin mes Greqisë dhe Maqedonisë, Metju Nimic duhet të ketë takime të rregullta edhe me përfaqësuesit e BDI-së dhe veçanërisht me Ali Ahmetin, jo si që është situata tani kur BDI totalisht injorohet. Nëse BDI kërkon euro-integrime, atëherë kjo parti që thirret në legjitmitetin e shqiptarëve duhet të bëjë çmos për ta zhbllokuar ngërçin me Greqinë, përndryshe “askush më nuk  beson përallës për euur-integrimet servuar shqiptarëve”.

Për analistin Mersel Bilalli, partia në pushtet, BDI, por edhe PDSH, kanë përgjegjësi në tolerancën e madhe kundrejt VMRO-së. Ai konkretisht për Portalb, thekson:

“Mendoj se shumë kohë pa arsye është humbur për çështje të emrit. Së pari procesi euro-integrues nuk ka qene i kushtëzuar me ndryshimet e emrit në vitet 2004-2006, pasi kishim partneritetin dhe kishim statusin kandidat. Me ardhjen e Gruevskit në qeveri u bë problem se vetë Gruevski i dha argument Greqisë që të mos e respekton marrëveshjen e përkohshme të 1995, e cila parashihte që Greqia të mos pengonte Maqedoninë në integrime. Por më qëndrimet nacionalistë të Gruevskit i dhanë shkak dhe e motivuan nacionalizmin grek, që të mos respektohet fryma e 1995. Pikërisht këtu BDI por edhe PDSH kanë përgjegjësi objektive pasi, me qëndrimet e tyre politike dhe tolerancën e paarsyeshme, nuk ndikuan në zgjidhjen e euro-integrimeve.”

Nëse do ishim në proces,do kishim një rrogë mesatare prej 700 euro

“Ne kemi humbur 16 vite, tetë vite nga 2006 dhe tetë në vitet e ardhshme, dhe kjo ka mundësuar deri te papunësia, largimi i të rinjve. Nëse do ishim në proces nga 2006, ne do ishim pjesë e BE-së, me një rroge mesatare 700 euro dhe papunësi simbolike.” thotë ai.

Në fund, Bilalli thotë se ky problem do zgjidhet si pasojë e protestave të ardhshme të shqiptarëve dhe presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.

“Toleranca e partive shqiptare identifikohet me përgjegjësi të tyre, që asnjë protestë nuk kanë organizuar për euro-integrimet. Tani vetë protestat që i bënë shqiptarët e ndryshuan interferencën e faktorit ndërkombëtare, vetëm me këto protesta një mujore u bë një ndryshim që nuk u bë tetë vite me radhë, se situata mund të zmadhohet. Është evidente se Gruevski është shumë i vetëdijshëm se s’ka alternativë dhe ka presione të mëdha nga Boni dhe Washingtoni. Zgjidhja e emrit do zgjidhet mendoj për shkak të protestave të fuqishme të shqiptarëve, shtator tetor do kemi protesta ë fuqishme nëse nuk do kemi rezultate konkrete për euro-integrimet, gjegjësisht për zgjidhjen e kontekstit të emrit.”

Nano Ruzin: Roli i BDI-së është shumë diskret

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzin, thekson se partia në pushtet, BDI, duhet të luajë një rol më të madh në zgjidhjen dhe zhbllokimin e euro-integrimeve.

“BDI është strukturë e rëndësishme partiake dhe partner domethënës i koalicionit qeveritar me VMRO-në. Kuptohet se fatin e Maqedonisë e ndajmë të gjithë së bashku, veçanërisht edhe BDI si përfaqësuesja e shqiptarëve. Bile duke pasur parasysh se BDI është në qeveri dhe partia më e fuqishme shqiptare, ka edhe tagrin moral e politik që të kyqet në debatin për emrin, edhe pse një pjesë e madhe e maqedonasve flasin për problem ekskluziv të tyre. Kjo e fundit nuk është e saktë, se pikërisht nga çështja e emrit varet edhe euro-integrimet e Republikës së Maqedonisë. Andaj BDI duhet të luajë një rol më të madh në këtë proces, që fatkeqësisht deri tani ka qene shumë diskrete. Me vazhduar me këtë trend, domosdoshmërisht që pjesë e mos suksesit të euro-integrimeve, është edhe partneri i koalicionit, BDI.”

Metju Nimic duhet të takohet edhe me Ali Ahmetin

“Metju Nimic duhet të ketë takime të rregullta me përfaqësuesit e BDI-së dhe veçanërisht me Ali Ahmetin. Ali Ahmeti duhet rregullisht të informohet mbi situatën e bisedimeve nga ministri i jashtëm, Popovski, dhe nga negociatorët tanë, Jolevski e Naumovski mbi zhvillimet e bisedimeve. Asnjë parti nuk ka monopol mbi bisedimet për emrin, as VMRO, as SDSM, as edhe asnjë parti tjetër në shtet.” Përfundoi ish ambasadori, Nano Ruzin./

Lajme të ngjashme

Back to top button