Rodriguez lavdëron Falcaon, e dëshiron te Reali

Transferi më i ri i Real Madridit, James Rodriguez, është duke shpresuar që bashkombasi i tij kolumbian, Radamel Falcao, t’i bashkohet atij në “Santiago Bernabeu” gjatë kësaj vere. Për yllin e Botërorit, Falcao i posedon të gjitha elementet për të patur sukses në klubin madrilien.

“Jam i sigurt që ai mund të luajë këtu”, ka thënë James për të përditshmen spanjolle “AS”. “Por, nuk jam unë ai që vendosë nëse do të vijë apo jo. I takon presidentit (Florentino Perez)”, shtoi ai.

Fituesit e Ligës së Kampionëve kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të Falcaos, me të cilin James luajti në Porto dhe Monaco, dhe shpreson që të ribashkohet me ish-sulmuesin e Atletico Madridit gjatë kësaj vere.

“Kam luajtur me të për katër vjet, ne u ndamë vetëm kur ai u transferua në Atletico. Ai ka një mentalitet fitues, të cilin e kishte edhe gjatë kohës në Atletico Madrid. Shpresoj që ai të vijë këtu”, ka përfunduar Rodriguez.

Lajme të ngjashme

Back to top button