Sistemi i ri i furnizimit me ujë në Tetovë, pas dy viteve

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe përfaqësuesi i Shoqatës për ndërtimtari, shërbime dhe tregti NB-Kompani SHPK eksport-import Tetovë nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemit të ri të ujësjellësit në Tetovë.

“Me realizimin e projektit qytetarët e Tetovës më në fund do të kenë shtypje të përhershme të ujit në amvisëritë, madje edhe në muajt veror. Banorët e Tetovës nuk do të kenë probleme furnizimi me ujë, vetëm pas dy vjetësh. “, deklaroi Izairi, duke shtuar se pas realizimit të të gjitha punëve të parashikuara ndërtimore, projekti i tërësishëm për ndërtim dhe sanim të sistemit të ujësjellësit në Tetovë do të rrumbullaksohet me ndërtimin e stacionit filtrues.

Në pajtim me marrëveshjen, punët ndërtimore duhet të realizohen në afat prej 16 muajve, ndërsa vlera e tërësishme e marrëveshjes është 114.999.913 denarë dhe ka të bëjë për ndërtimin e ujësjellësit nga rezervuari grumbullues “Leshnica” deri te rezervuari grumbullues “Lumi i Ftohtë” në gjatësi prej 8 kilometrave e gjysëm, me çka do të sigurohen 200 litra ujë shtesë në sekondë.

Lajme të ngjashme

Back to top button