Hapen dyert e stadiumit në Tetovë

I është dhënë dritë jeshile stadiumit të Tetovës dhe atij të Manastirit për të luajtur ndeshje kampionale tê Ligës së Parë. Komisioni për liçencim i FFM-së dha leje të përkohëshme që skuadrat Shkëndija dhe Renova ndeshjet e para të sezonit të ri do të mund t’i luajnë në Tetovë.

Dy javë më parë komisioni për liçencim i FFM-së vlerësoi se stadiumi i qytetit në Tetovë, Manastir dhe ai në Autokomandë të Shkupit nuk ofrojnë kushte për tu zhvilluar ndeshje të Ligës së Parë, dhe kështu ekipet si Shkëndija, Renova, Teteksi, Pelisteri dhe Metalurgu duhej të gjenin alternativë tjetët për të luajtur.

Mirëpo menaxhuesit e stadiumeve në Tetovë dhe Manastir kanë ndërhyrë shpejtë, duke menjanuar një pjesë të mangësive dhe kështu kanë marë leje të përkohëshme për të luajtur ndeshje të Ligës së Parë. Në marrjen e këtij vendimi rol ka pasur edhe nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini dhe zëvendës sekretari i përgjithshëm, Enver Sulejmani.

Të shtunën kur dhe fillon sezoni i ri futbollistik, në kuadër të xhiros së parë , derbi Renova-Teteksi do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa një ditë më vonë po në të njëjtin stadium do të zhvillohet ndeshja Shkëndija-Bregallnica.

Të dielën në ManastirPelisteri do të përballet me Vardarin. Ndalesa mbetet ende në fuqi për stadiumin në Autokomandë, ku ndeshjet i luan Metalurgu. Jo zyrtarisht mësojmë se përfaqësuesi i vetëm i mbetur i Maqedonisë në Kupat Evropiane ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në terrenin e kompleskit të FFM-së, ndërsa takimet me rrezik do t’i luajë në Gjorçe Petrov ose në arenën Filipi i Dytë’. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button