LSDM: Qeveria teknike është kushti numër një

Për LSDM-në kushti numër një për dialog politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës mbetet marrëveshja për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijojë kushte për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, reagojnë nga LSDM-ja për shkrimet e disa mediave proqeveritare që “me informacione jo të sakta dhe gënjeshtra mundohen ta fshehin borxhin e madh të shtetit dhe problemet aktuale me të cilat është e dukshme që nuk mund tju dalë ballë’.

“Kryetari I Partisë Zoran Zaev, udhëheqësia e LSDM-së dhe organet e partisë veprojnë sipas agjendës politike brenda partisë dhe jo sipas nevojës së Nikolla Gruevskit. LSDM-ja e kupton nevojën e qeverisë që të manipulojë me mundësitë për dialog, para Raportit të vjeshtës të Komisionit Evropian”, reagojnë nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button