Nimic: Nuk ka përparim në bisedimet rreth çështjes së emrit

Nuk ka përparim në bisedimet rreth çështjes së emrit, ka deklaruar ndërmjetësuesi Metju Nimic pas takimit të sotëm me ministrin grek për punë të jashtme Evangelos Venizelos.

Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Athina, ndërmjetësuesi ka thënë se po tregon përshtypjet e tij nga takimet në Shkup dhe se Venizelos ka përsëritur qëndrimin e Greqisë dhe ka kërkuar nga ai të vazhdojë me mundimet për të gjetur zgjidhje.

Ai ka përsëritur se nuk ka dhënë asnjë propozim të ri. “Siç dini, në të kaluarën kam prezantuar ide, prej të cilave disa janë pranuar nga njëra anë disa nga ana tjetër. Mendoj se kjo është çështje për të cilën të gjithë duan zgjidhje. Duke pasur parasysh dëshirën e përbashkët që të zgjidhet kjo çështje, edhe ajo që ekzistojnë ide të cilat mund të jenë bazë për zgjidhje, mendoj se kjo çështje mund të zgjidhet”, ka theksuar Nimic.

Në pyetjen e MIA-s, kur për herë të fundit ka biseduar me kryetarin grek ose kryeministrin në këtë temë, ai ka thënë se me Papuljas asnjëherë nuk ka biseduar në këtë temë.

“Kjo gjithsesi është e kuptueshme, sepse kryetari i Greqisë nuk është i involvuar në këtë çështje. Me Samaras kam biseduar në të kaluarën. I di qëndrimet e tij, kemi biseduar drejtpërdrejtë, ndërsa nëpërmjet bisedave me ministrin për punë të jashtme, kam pasqyrë të qartë për qëndrimin  e kryeministrit”, ka deklaruar Nimic.

Ai rikujton se në nëntor ka pasur takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në këtë temë dhe ka shtuar se është në kontakt edhe me qeveri tjera të cilat janë të interesuara për këtë çështje.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button