Ekskluzive: Muzafer Ejupi te Skënderbeu

Një ndër futbollistët më të mirë të Maqedonisë në sezonet e fundit, Muzafer Ejupi pas largimit nga Shkëndija e Tetovës, më në fund ka gjetur angazhim, duke u bashkuar me kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun e Korçës.

Ejupi kohë të gjatë ishte i kërkuar nga shumë klube të ndryshmë nga vendet ballkanike, ndërsa oferta më e mirë ka ardhur pikërisht nga kampionët shqiptarë.
Skënderbeu dhe Ejupi kanë arritur marrëveshjedy vejçare, me mundësipër ta vazhduar edhe më tutje.

“Jam shumë i kënaqur nga oferta që më kanëbërë kampionët e Shqipqërisë. Shpresoj se me Skënderbeun do të arrijmë të mbrojmë titullin e kampionit, ndërsa synoj që edhe në kampionatin shqiptarë të jem një ndër golashënuesit më të mirë”, është shprehur për Portalb sulmuesi shkupjan, Ejupi.

Muzafer Ejupi në kampionat ka përfunduar në pozitën e dytë të golashënuesve, duke shënuar plot 19 gola, vetëm 3 më pak se i pari. Sulmuesi 24 vjeçar që nga e diela është në nisur për në Korçë, ndërsa të hënë do të ketë dhe paraqitjen e parë në stërvitjet e paradites me ekipin e ri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button