Premierliga numëron 40 lojtarë musliman

Kur kishte filluar si format Premierliga në vitin 1992, në të luante vetëm një futbollist mysliman. Ai ishte mesfushori spanjoll i Tottenhamit, Nayim.

Mirëpo, tash gjërat kanë ndryshuar pas 20 vjetësh.
Futbollistët e fesë islame e kanë ndryshuar kulturën e futbollit anglez. Tash, elita e futbollit anglez përmban në vete plot 40 futbollistë myslimanë, të cilët e kanë një efekt domethënës në kulturën e kësaj loje.

Sigurisht, më së shumti futbollistë myslimanë ka në Newcastle, por edhe skuadrat tjera, pothuajse secila, e kanë së paku nga një lojtar që i përkasin kësaj feje.

Muaji i shenjtë i Ramazanit po fillon dhe pjesa dërrmuese e këtyre futbollistëve pritet të agjërojnë, për ta kryer njërin prej pesë shtyllave të Islamit. /Fish Media/

Lajme të ngjashme

Back to top button