Premier League hoqi dorë nga bastet

Klubet e Premier League kanë rënë dakord të heqin kompanitë e basteve nga fanelat e ndeshjeve. Tetë nga 20 prej tyre kanë sponsorë zyrtarë dhe logot shfaqen në pjesën e përparme të bluzave të futbollistëve, raporton Klan.

Vendimi erdhi pas diskutimeve dhe si përfundim të gjitha klubit ranë dakord që nuk do të lejohen më të reklamojnë kompanitë e basteve si sponsorin e tyre kryesor të fanellave.

Në një deklaratë të përbashkët thuhet se klubet bien dakord të tërheqin sponsorizimin e lojërave të fatit nga pjesa e përparme e bluzave të ndeshjes. Kampionati anglez bëhet kështu liga e parë sportive në Mbretërinë e Bashkuar që merr një masë të tillë vullnetarisht për të reduktuar reklamat e lojërave të fatit.

Raportohet se klubet janë këshilluar edhe me pjesë të qeverisë siç është Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport.

Në Angli po punohet gjithashtu me sporte të tjera për zhvillimin e një kodi të ri për sponsorizimin e përgjegjshëm nga kompanitë e lojërave të fatit. Heqja e kompanive të basteve si sponsor në Premier League do të nisë në fund të sezonit 2025/2026.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button