Kampionati Evropian në mundje, vazhdon me stilin e lirë

Kampionatit Evropian në mundje për junior që po zhvillohet në Shkup, vazhdon edhe sot me garat në ditën e parafundit. Sot dhe nesër në tapet do të dalin mundësit në stilin e lirë, e ku edhe Maqedonia ka garues të saj, të cilët do të garojnë në kategorinë 50-60-74 dhe 96 kilogram.

Mundësi i parë nga Maqedonia që do të paraqitet në tapet, është Raif Kamberi i cili përballë do të ketë mundësin Ruslan SURKHAYEV nga Azerbejxhani. Të dy këta mundës garojnë në kategorinë më të lehtë, atë 50 kilogram. Në kategorinë 60kg do të garojë mundësi tjetër nga Maqedonia, është Ivan Janev, i cili në dysheme do të dalë përballë mundës nga Moldavia, e më pas në kategorinë 74 kilogram Sashko Arsov gjithashtu do të ndajë mejdanin me një mundës tjetër po nga Moldavia. Mundësi ynë Adem Adem në kategorinë 96 kilogram nuk do ta ketë aspak lehtë, pasi në tapet përballë tij do të dal mundës nga Azerbajxhani. Ndeshjet finale do të zhvillohen në mbrëmje, me fillim në ora 19:00.

Ndërsa dje në mbrëmje kanë përfunduar dhe finalet e fundit në kategorinë e femrave, e ku përsëri në sallën “Boris Trajkovski” është dëshmuar një luftë e ashpër e vajzave, të cilat dëshmuan se kanë punuar shumë për këtë kampionat Evropian.
Në kategorinë 48 kilogram vendi i parë i takoi Ilona SEMKIV Ukrainë, e cila e mundi bullgaren Elitsa Atanasova YANKOVA, bronz fituan rumunia Emilia Alina VUC dhe gjermania Katrin HENKE.
Në kategorinë 55kg medaljen e arit e fitoi mundësja nga Moldavia Elena TURCAN, ndërsa e dyta ishte Larysa SKOBLYUK nga Ukraina, vendi i tretë u takoi bullgares Evelina Georgieva NIKOLOVA dhe ruses Olga KHOROSHAVTSEVA.
Në kategorinë 63 kilogram, Kampione  e Evropës është shpallur trukja Bushe TOSUN, e cila në finale mundi suedezen Therese Lina PERSSON. Në vendet e treta janë ngjitur gjermania Nadine WEINAUGE dhe rusja Anzhela FOMENKO.
Dhe në kategorinë më të rëndë, atë të 72 kilogramëve, fituese e vendit të parë dhe medaljes së artë ishte Sabira ALIYEVA nga Azerbajxhani, e cila e mundi konkurrentet e saj nga Hungaria, Zsanett NEMETH. Në piedestal u ngjitën edhe Liudmyla TYCHYNA dhe rusja Tatiana MOROZOVA të cilat morën medalje bronzi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button