Imeri: “Ejani ta madhështojmë 40 vjetorin e KM Liria”

Të mërkurën do të jetë një datë e veçantë për sportin në Maqedoni, jo për faktin se do të luhet ndonjë ndeshje me karakter ndërkombëtar, por është një datë jubilare që shënon 40 vjetorin e themelimit të këtij klubi, që është emblemë e gjithë sporteve në vendin tonë.

Pikërisht për këtë datë tani më kanë filluar përgatitjet javë më parë, ndërsa sipas këshillit organizativ të klubit, gjithçka është afër fundit për të shënuar këtë datë shumë të rëndësishme në sportin shqiptarë në përgjithësi.

Enkas për PORTALB ka folur kryetari i ri klubit, Imer Kadriu i cili u ka bërë ftesë të gjithë atyre, të cilët qoftë edhe një grimcë të mundit kanë dhënë për klubin, që të jenë pjesë e manifestimit qendror.

“Jemi në përfundim të organizimit të 40 vjetorit të KM Liria, ndërsa në emër të kryesisë ju bëjë ftesë të gjithë dashamirëve të klubit dhe mundësve që kanë stërvitur dhe kanë lënë djersë në klubin tonë dhe të tyre, ndërsa në pamundësi që ti gjejmë të gjithë, i ftojmë që të mërkurën me 29 nëntor të jenë pjesë e manifestimit në restorantin ABC në lagjen e Butelit nga ora 19:45” është shprehur për PORTALB Imeri.

Në këtë manifestim solemn pritet të ketë mysafir nga Shqipëria, Kosova dhe nga vendi unë, ndërsa do të nderohen të gjithë yjet e klubit, sponsorët dhe mediumet që kanë qenë pjesë e pandashme e klubit në momentet të vështira dhe të mira. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button