Katër fituesit e Urdhrit “8 Shtatori” për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, në mesin e tyre edhe kampioni Tërstena

Maqedonia e Veriut ka shpallur katër fituesit e çmimit “8 Shtatorit” për kontributin e tyre në sportin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Katër fituesit e shpallur nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, janë: Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovski, Shaban Tërstena dhe Dejan Georgievski.

Përkujtojmë, mundësi Tërstena është fitues i medales së artë në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1984, si kampioni më i ri olimpik. Ai gjithashtu ka arritur të marrë edhe medalen e argjentë në Lojërat Olimpike në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botërorë për mundje në vitin 1982.

“Më 8 shtator 2022 (e enjte), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „8 Shtatori“ do të dorëzojë çmime në fushën e sportit për vitin 2022, që u ndahen sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportivë për arritjet në fushën e sportit”, bëjnë të ditur nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sqaroi që Çedo Nikolovski është fituesi i sivjetmë i çmimit për vepër jetësore për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar, ndërsa mirënjohje do t’i jepet Atanas Kostovski, Zoran Karanoviq, Stojan Andrievski dhe Aco Jordanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button