Kala, hyrja do të jetë me bileta

Për të vizituar Kalanë e Shkupit, duhet merret leje nga sigurimi, nëse në të duan të shkojnë grupe të organizuara turistësh ose të ngjashëm atëherë duhet lejen ta marrin disa ditë më parë.

 ‘Mund të hyni brenda në hapësire, por së pari qytetarët apo turistët duhet të paraqiten tek sigurimi.

Tensionet në vitin 2011 u bënë për shkak të ndërtimit të kishës, por aty ka pasur vazhdimisht punime arkeologjike dhe për këtë shkak duhet ndërmerren masa më të mëdha sigurie.

Ne po e përgatisim Kalanë dhe do të bëjmë vend apo atraksion të vërtetë ku çdo turist do të ketë çfarë të shohë.

Janë vendosur dy teleskopë, nga ku mund të shihet gjithë Shkupi dhe disa gjëra tjera të Perandorisë Osmane.

Kur të përfundojnë punimet do të filloj edhe hyrja me bileta hyrëse’ thonë nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Pas përleshjeve ndër etnike që u shkaktuan dy vite më parë në Kalanë e Shkupit, më në fund Kalaja është e hapur, por për tu futur brenda duhet paguar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button