Inspektime të ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Mëngjesin e sotëm është bërë kontroll i jashtëzakonshëm i ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, transmeton Telma.mk.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm konfirmoi se mëngjesin e sotëm drejtori Fatmir Arifi dhe inspektorët kompetentë kanë kryer inspektim, pas së cilës do të përgatisin raport për veprimin. Sipas inspektoratit mbikëqyrja është bërë me asistencë policore.

“Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm sot në ora 10:00 ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm i shoqëruar nga zyrtarë policorë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në objektet që janë të paligjshme dhe të ndërtuara në bërthamën e mbrojtur të trashëgimisë kulturore të qytetit të vjetër në Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, njoftoi inspektorati.

Fjala është për objekte që janë ndërtuar pa leje dhe pa mendim konservator, i cili është i detyrueshëm për Çarshinë e mbrojtur të Shkupit. Objektet janë zgjeruar, gjë që pengonte lëvizjen në këtë monument kulturo-historik.

Inspektorati do të përgatisë raport dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për heqjen e objekteve të ndërtuara pa leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button