Një nga të vrarët në një “Shisha bar” u arratis nga një gjykim për vrasje në Holandë

Enes Iseni, njëri nga dy të vrarët në “Shisha Bar” në Çarshinë e vjetër të Shkupit, është arratisur nga gjyqi për vrasje në Holandë. Siç raportuan mediat holandeze, 28-vjeçari dyshohej se ishte i përfshirë në të shtënat në Bergen en Zee, ku u vra një kolumbian dy vjet më parë, transmeton Portalb.mk.

Në shkurt 2021, Iseni u arrestua si një nga nëntë të dyshuarit për vrasjen, më pas u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të dorëzonte pasaportën e tij në një gjykatë holandeze. Por ai i shkeli këto masa dhe iku në Maqedoni. Në Holandë ka nisur dje gjyqi për vrasjen e kolumbianit.

Vrasja e dyfishtë në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ndodhi më 6 mars, kur persona të maskuar vranë Isenin dhe Jeton Krivanjevën, duke qëlluar me nga 40-50 plumba.

Shefi i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, tha se bëhet fjalë për betejë për pozita në tregun e drogës.]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button