Shkupi sot mirëpret boksierët

Në sallën e Shkollës Fillore Adem Jashari, sot shkupjanët do të jenë nikoqirët e xhiros së pestë të kampionatit të Maqedonisë në boks. 

Sipas trajnerëve të KB Shkupi, Naser Haruni dhe Enver Salihu, në klub gjithçka është në rregull, dhe se atmosfera është në nivel, që bën të shpresojmë se do të ketë rezultate të lakmueshme, ndërsa ekipi i tyre është në kërkim të pozitës së parë, pasi për momentin vetëm 4 pikë i ndanë nga pozita e parë që e mban ekipi Bargalla. 

Në këtë garë pos nikoqirit, KB Shkupi, pjesëmarrës do të jenë dhe ekipet tjera shqiptare, si Sindi nga Struga dhe Shkëndija e Tetovës. Garat do të zhvillohen sot duke filluar në ora 14:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button