Me program të pasur dhe nën moton “Festojmë në Vendlindje” përfundoi Vera Tetovare për sivjet (FOTO)

Vera e Kulturës Tetovare tani më është shndërruar në një traditë pa të cilën vera në Tetovë nuk ka kuptim. Me një program të begatë disa ditor qyteti u gjallërua nga aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe jo vetëm. Më poshtë gjeni gjithçka që ndodhi në edicionin e këtij viti të Verës Tetovare e cila u shënua nën moton “Festojmë në Vendlindje”, shkruan Portalb.mk.

Fillimisht Komuna organizoi shikimin e ndeshjes Valmiera- Shkëndija në Sheshin “Iliria” e cila ishte e vlefshme për garat evropiane “Uefa Conference League”.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Më pas vijoi koncerti në nder të familjes Jashari, ku paraprakisht Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi Rifat Jasharin– vëllain e Adem Jasharit. Në koncertin që u mbajt në sheshin e Tetovës performuan: Arif Vlladi, Kastriot Tusha, Violetë Kukaj, Basri Lushtaku, Jetmir Rexhepi dhe Ansambli Shota.

This slideshow requires JavaScript.

Një ditë më pas, në shesh u organizua Nata Folklorike ku morën pjesë një numër i madh i artistëve tetovar si: SHKASH “Xheladin Zeqiri”- Tetovë, Lulesa Pajaziti, Edi Mujovi, Ibo Ismaili, Leart Misimi, Elbasan Munishi, Vigan Maksuti, Melisa Loki, Labionot Abduramani, Leotrim Zejnullahi, Marigona Matoshi dhe Rozafa Etemi. Gjithashtu performuan A.K.V “Kastriotët”- Ferizaj dhe Grupi i Grave “Teuta”.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Nata e tretë ishte e kushtuar për komunitetin turk. Gjegjësisht, më 24 korrik mbrëmja iu kushtua po këtij komuniteti. Në këtë mbrëmje performuan: Acilis Konusmasi, Sumeyye Mahmudi, Busra Bekiri, Ali Mustafa&Onur Paçaaga, Kaan, Kgsd Akif Yahya- Ayhan, Sertab Rasiti, Sekec Tearce, Aydin Yahya, Yeni Hayat K.S.S Kalkandelen, Kapanis Konusmasi, Alaca Sekechurmuz, Cako dhe DJ.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Nata e katërt, me 25 korrik ishte e dedikuar për komunitetin maqedonas. Artistët të cilët u ngjitën në skenë ishin: Skandarlija, Capee&Manojlovv, Oky Doky, Marr Band, Natty Fiyah SS dhe Galoski.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Nuk u la anash as komuniteti rom, nata e pestë e Verës Tetovare iu kushtua këtij komuniteti. Në këtë mbrëmje performuan artistët si: Mi Casa Band, Zule Saiti, Ork Shampinioni, Dzengiz Huseini, Eki dhe DJ Saki.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Ndërsa nata e gjashtë mbajti titullin “Nata Shkodrane” e cila u shoqërua me këngë dhe valle të këtij qyteti. Performuan gjithashtu OJQ Kori “Nexhmie Pagarusha”- Prishtinë si dhe artisti Mirush Kabashi.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Tre netët në vazhdim (27, 26, 29 korrik) të këtij organizimi ishin të dedikuara ekskluzivisht për rininë. Gjatë këtyre tre netëve në Parkun e Bletëve u shfaqën performanca të ndryshme artistike, muzikore, komike, filma dhe tjera. Emrat të cilët shënuan këto tre ditë ishin: Lindon, Labi&Band, Lulesa Pajaziti, Sopi, Burhan Amiti, DJ Balta, Halim Luta, Donika Bakiu, Zejnepe A. Rexhepi, Kaltrina Sadiku, Ibrahim Abedini, Fjolla Jahiu, Elfi, DJ Nikk, Dj Shock, Melisa Loku& Granit Vela, The NAmeless, Besir Ismaili&Ahengu Band, Ajshe Useini.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Vera Kulturore u përmbyll me “Natën e Kampionëve”, ku në sheshin Iliria u ndeshën kapionë boksierësh nga Ballkani dhe Evropa. Ndër boksierët ishin edhe: Senad Gashi, Ronald Hamar, Lulzim Ismaili, Lulzim Bajrami, Sladjan Dragidig, Sumbu Nasasi, Nick Mosink, Tom Sander, Samul Dimitrov, Jasin Lama, Elif Nur Tuhran, Amira Gannizzaro, Kormany Josef, Nelson Hysa, Achilles Sazabo, Ali Azemi, Dave Junior Obas, Benjamin Imeri dhe Edin Puhalo.

Foto: Faqja zyrtare e Bilall Kasamit

Ndryshe, Vera e Kulturës Tetovare viteve të fundit është organizuar çdo verë nga Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button