Liria dhe Tefejuzi të suksesshëm në Kampionatin zgjedhor për senior dhe kadet

Dje në qytetin e Shtipit u organizua Kampionati Zgjedhor për senior dhe kadet, me ç’rast i njejti ishte bindshëm më masivi i viteve te fundit, pasi në të dyja grupmoshat morën pjesë 153 mundës.

Ekipi i “KM Tefejuz” ka marrë katër medalje të arta dhe një të argjedentë, ndërsa në garën ekipore u renditën në vendin e dytë, me vetëm një pikë diferencë nga vendi i parë. Te seniorët “Tefejuzi” fitoi dy medalje të argjendta dhe një bronzë, ndërsa në gara ekipore ishte e treta. Te Tefejuzi kadetët që fituan medalje të arta ishin: Aid Salihasi 47 kg, Rexhep Ajdari 71 kg, Adem Asani 74 kg, Jusuf Pajaziti 79 kg, ndërsa të dytët u renditën Zulqifli Asani 41kg dhe Edon Cakolli 51 kg i treti. Te seniorët me vende të dyta u kurorëzuan Bajram Ajdari në 79 kg dhr Bujanin Nuishi në 85 kg, Amar Murati në 57 kg dhe Shkuri Asani në 96 kg përfunduan të tretit Klubi i mundjes Liria vazhdoi dominimin te seniorët, duke rrëmbyer edhe njëherë titullin e kampionit ekipor, pasi ishte bindës me 45 pikë, plote 20 me shume se i dyti, Ballkaneci.

Sa i përket garave individuale, nga Liria dolën tre kampion te seniorët, edhe ate Minir Rexhepi (57 kg), Riad Rexhepi (65 kg) si dhe Raif Kamberi (70 kg). Në pozitën e dytë u ndalën tre mundës, dhe ata ishin: Fati Vejseli (61 kg), Ome Sejfullau (74 kg) si dhe Ramazan Bakija (97 kg), ndërkohë që të tretët u radhitën plot tetë mundës, edhe atë Halit Osmani (57 kg), Elmedin Sejfullau (61 kg), Orhan Xhaferi dhe Furkan Jaja (65 kg), Beslim Murtezani (74 kg), Fuat Qaili (79 kg), si dhe Stole Eftimov e Uvejs Fejzullau (97 kg).

Në krahasim me seniorët, në konkurrencën e kadeteve, Liria nuk regjistroi edhe aq rezultate të mire, ndërsa nl konkurrencën ekipore u ndal në pozitën e tretë dhe kishte një vend të parë, dy të dyta dhe tre të katlrta. Kampion i Maqedonisë për herë të parë te kadetet u shpall Besir Alili (41-45 kg). Të dytët ishin Rexhep Pocesta (48 kg) dhe Valon Bajrami (55 kg), ndërsa në vendin e tretë u ndalën: Muhamed Feruku (48 kg), Harbin Sinani (51 kg), Elvedin Feta (60 kg) dhe Sakip Memedi (80 kg). / Portalb.mk /

Ekipi i “KM Tefejuz”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button