Pesë të lënduar nga një aksident në rrugën Shkup-Tetovë
Pesë persona janë lënduar, një prej të cilëve më rëndë kur një automjet “reno” me targa të Tetovës doli nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë.
Aksidenti ndodhi në 00:35 kur drejtuesi i automjetit A.E.(45) e humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.
Më rëndë është lënduar pasagjerja L. XH. (71), e cila u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë shoferi, pasagjeri M.E (42) dhe dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes u zhvillua ekspertizë.