I mituri me skuter goditi nënë e fëmijë në vendalimin për këmbësor në Karposh, në tentativë për të ikur është përplasur me një veturë tjetër
Një i mitur me skuter ka goditur një nënë dhe fëmijën e saj në një vendkalim për këmbësorë në lagjen Karposh 4 në Shkup dhe në tentativë për t’u arratisur është përplasur me një veturë tjetër, konfirmon MPB, transmeton Portalb.mk.
Motoçiklisti ka goditur nënën dhe fëmijën dhe ka vazhduar të lëvizë përgjatë rrugës “Nikolla Parapunov” në drejtim të kundërt, por më pas ka goditur një veturë “Lada”.
Fëmija dhe nëna janë të plagosur dhe në shok, dëshmitarë të rastit, të cilët shtojnë se punonjësit e shtëpisë së të moshuarve, por edhe kalimtarë të rastit kanë vrapuar për të ndihmuar. Të dy janë transferuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën mjekësore. Aty u janë diagnostifikuar lëndime të lehta.
Motoçiklisti që goditi nënën M.K. dhe një fëmijë i mitur, kishte 17 vjet, konfirmoi MPB. Nga aty shtojnë se nënë e fëmijë kanë qenë duke ecur në një vendkalim për këmbësorë. Nuk ka të dhëna nëse motoçiklisti adoleshent është lënduar.