Tre ditë zie në Makedonska Kamenica për shkak të vdekjes së dy të rinjve në aksidentin në Itali

Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës sonte shpalli tre ditë zie, për shkak të ngjarjes tragjike i cili dje ndodhi në rajonin Piemont të Italisë, ku në aksidentin e trafikut jetën e humbën dy banorë të Makedonska Kamenicës, shkruan MIA, njofton Portalb.

Vendimi për shpallje të zisë treditore në Komunën e Makedonska Kamenicës u soll njëzëri në seancën e sotme urgjente të Këshillit të Komunës së Makedonska Kamenicës.

“Makedonska Kamenica ështtë mbuluar në zi. U shuan jetë e të rinjve. Të respektuar bashkëqytetarë, Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta deri te familjet e djemve të rinj që tragjikisht humbën jetën. Sot, Këshilli i Komunës së Makedonska Mitrovicës në seancë të jashtëzakonshme njëzëri solli vendim të shpallë tre ditë zie në ditët 11, 12 dhe 13 pril 2023, e martë, e mërkurë, dhe e enjte. Djelmoshat le të prehen në paqe. Çdoherë do t’ju kujtojmë”, thuhet në kumtesën nga Këshilli i Komunës së Makedonska Kamenicës me rastin e shpalljes së zisë treditore.

Nga atje shtojnë se pas konsultimeve plotësuese me shërbimet në komunës do ta shqyrtojnë mundësinë për aprovim të mjeteve financiare për familjet e viktimave në ngjarjen tragjike.

aksidentin e trafikut i cili ndodhi mbrëmë në afërsi të qytetit italian Asti, siç konfirmuan paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, jetën e kanë humbur tre shtetas të Maqedonisë së Veriut Z.S. 33 vjeç nga Makedonska Kamenica, A.K. 31 vjeç nga fshati Sasa, si dhe V.I. 30 vjeç nga fshati Peklani i Vinicës. Ata ndodheshin në një makinë dhe janë përplasur me një mjet që drejtohej nga një 23-vjeçar italian, i cili është viktima e katërt në aksident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button