Nuk është rregulluar ende xhami i autobusit të aksidentuar, Tetova Transport pret raportin nga policia

Autobusi i linjës 3 i transportit publik të Tetovës me 31 mars u aksidentua nga një kamion dhe si pasojë mbeti me xham të thyer, i cili nuk është rregulluar ende, raporton Portalb.mk.

Në aksidentin e ndodhur në Reçicë të Madhe nuk pati të lënduar, mirëpo ky autobus mbeti me xham të thyer dhe tani e disa ditë qëndron i parkuar jashtë funksionimit.

Linja 3, siç bënë të ditur nga ndërmarrja e transportit publik ka qenë jashtë qarkullimit vetëm disa orë ditën e aksidentit, ku më vonë ka funksionuar në mënyrë të rregullt.

“Pasi që rruga për në Reçicë të Madhe është rrugë rajonale dhe shtyllat e energjisë elektrike janë të vendosura në mënyrë jo të rregullt, autobusi i NP “Tetova Transport” – Tetovë është goditur nga një kamion i një kompanie tjetër, ku i njëjti nuk ka pasur as sigurim të automjetit”, thanë nga Tetova Transport për Portalb.mk.

Autobusi i aksidentuar i "Tetova Transport", foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Autobusi i aksidentuar i “Tetova Transport”, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Të pyetur në lidhje me riparimin e xhamit, nga kjo ndërmarrja thanë se e kanë porositur.

“Xhami është porositur nga Turqia dhe i njëjti nuk është rregulluar për shkak se nga policia ende nuk kemi raport të aksidentit”, thanë nga Tetova Transport.

Nga Policia e Tetovës për Portalb.mk në lidhje me raportin e aksidentit njoftuan se sipas procedurave normale nevojiten deri në tre javë për përgatitjen e proces-verbalit të aksidentit.

Ndryshe, me 21 prill mbushen fiks tre javë nga dita e aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button