“Ballistët” shpëtimtar e shohin Lazim Destanin

Problemet financiare kanë prekur thellë ekipin e Shkëndijës, e që kjo ka bërë që të largohen pothuajse i gjithë ekipi i parë, duke përfshirë këtu edhe trajnerin Artim Shaqir, i cili prej dje nuk është më pjesë e kuqezinjve. Pikërisht për këtë shkak kanë reagur edhe grupi i tifozëve “Ballistët”, të cilët përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “facebook” kanë reaguar lidhur me situatën që po mbretëron në klubin e tyre të zemrës. Ata për sot pas faljes së xhumasë, kanë paralajmëruar se do të shkojnë para zyrave të “Ecologut” ku do të kërkojnë që Shkëndija të kaloj në duart e pronarit të kësaj kompanie, Lazim Destani.   

“Nuk ka më durim, Ballistët do të intervenojnë atje ku duhet!!!. Pasi klubi po i rikthehet avazit të vjetër: gjendje krize në buxhet, ne si mbështetës nuk e lejojmë të njëjtën! Hapi kryesorë do të jetë ky, atë që me plot zemër, të gjithë e dëshirojmë dhe ëndërrojmë do të bëhet!.Ju lusim dhe ju bëjmë ftesë në mënyrë masive… Nëse me të vërtetë e doni Shkëndijën! Sot (05 korrik 2013), e premte, pas faljes së namazit të Xhumasë në ora 14:00 të tuboheni në qendër të qytetit, sheshi “Iliria” prej ku së bashku do të shkojmë deri te objekti “ECOLOG” (rruga industriale)!!! dhe t’i kërkojmë me sinqeritetin më të madh që ekipi ynë të jetë në duart e Lazim Destanit! Mjaft ishte më. Besojmë se po i ndërmarrim hapat e duhur, për një skuadër siç e meritojmë!. Prandaj mos nguroni, na duheni Ju… I madh e vogël, pasi që ndjeni diçka për këtë emër! Qëllimi do të arrihet, por prezenca juaj do të jetë faktor kryesor! Ditët dhe sukseset e mëdha do të vazhdojnë… Me Ballistët dhe “Ecologun” në mbështetje! Tetova ka një emër.. të dua Shkëndijë”, kanë shkruar Ballistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button