Spanjollët e duan më shumë Barcën

Barcelona mbetet skuadra më e dashur në Spanjë. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga kompania “Ikerfel” kryeqytetasit janë rritur ndjeshëm kohët e fundit duke lënë pas skuadrën e Real Madrit me shtatë pikë.

Sondazhi i porositur nga AS nxori me 41 % të të intervistuarve që pëlqenin Barcelonën si skuadrën që preferojnë të ndjekin më shpesh, ndërsa 34 % zgjodhën Realin e Madridit. Vendin e tretë e mban Atletico Madrid me plot 21 % të preferencave, duke u bërë skuadra me rritjen më të madhe gjatë vitit të fundit.

Në klasifikimin e publikuar nga e përditshmja spanjolle nuk mbeten pas as Athletic Bilbao me 18 % dhe Real Betis me 14 %, ndërsa Valencia po përjeton një situatë aspak pozitive pasi preferencat ndaj shoqërisë kanë rënë deri në minimumin kritik prej 13 %.
Por nëse nuk fiton trofeun e simpatisë, Reali i Madrid ia del mbanë në një tjetër pyetje të sondazhit, atë si ekipi më i urryer.

Lajme të ngjashme

Back to top button