Strugë, masa për siguri më të madhe në plazhe

Komuna e Strugës, koncesionerët e plazheve, OJQ-të, dhe subjekte të tjera kanë debatuar në një takim të përbashkët për sigurinë e plazheve në këtë sezon turistik, që nënkupton ruajtjen e rendit publik, sigurinë e plazhistëve, parandalimin e vjedhjeve, pajisjen me jelek shpëtimi të udhëtarëve nga qiradhënësit e mjeteve motorike, duke respektuar me përpikëri kapacitetin e tyre, organizimin më të mirë të grupeve të shpëtimit, vënien e rendit për lundrimin mjeteve lundruese në liqe etj.

Kështu, në këtë takim koncesionerëve  ju është  kërkuar që të rrethojnë sipërfaqen ujore në atë mënyrë që mos përbëjë rrezik për pushuesit në një largësi prej 70-80 m nga bregu i liqenit, ndërsa  mjetet lundruese nuk do të tolerohet që të lundrojnë në një largësi më të vogël se 50 m nga rrethimi i plazhit për pushuesit . Një standard tjetër, që pritet të vendoset sivjet, është edhe ai se në çdo 600 m katrorë duhet të kryejë aktivitet të paktën një roje plazhi.

Lajme të ngjashme

Back to top button