Prostituta vret shefin e Google

Një prostitutë e rangut të lartë vrau një shef të kompanisë Google në jahtin e tij, duke i injektuar atij një dozë fatale me heroinë.

Pasi e kreu krimin, ajo përfundoi gotën e verës, mblodhi gjërat e saj dhe u largua.

Alix Tichelman, 26 vjeç, u arrestua të premten e akuzuar për vrasjen e Forrest Hayes, 51 vjeç, babai i pesë fëmijëve.

Tichelman u njoh me Hayes përmes një faqe për takime të tilla.

Ditën kur u takuan në jahtin e tij Escape, ajo kishte blerë edhe heroinë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në jahtin luksoze tregojnë se si ai ndërron jetë, kurse Tichelman nuk bën asnjë përpjekje për ta ndihmuar apo për të njoftuar policinë.

Hayes u gjet mëngjesin tjetër nga kapiteni i anijes, raportojnë mediat.

Policia e gjurmoi autoren e krimit dhe një oficer organizoi një takim me të.

Ajo kërkonte 1 mijë dollarë në këmbim të seksit.

Së bashku u takuan në një hotel, ku edhe iu vendosën prangat.

Mendohet se ajo ka bërë një tjetër vrasje të ngjashme.

Në një intervistë që kishte dhënë për një revistë fetish-i, ajo kishte pranuar se ishte tip i errët.

“Gjithmonë më ka pëlqyer ana e errët. Prindërit më thonë se që kur isha tre vjeç, pëlqeja filmat horror,” tha ajo./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button