Këshilltari i PDSH-së, Muhamet Ali mohon kalimin në radhët e Ziadin Selës

Këshilltari të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Komunën e Studeniçanit,  Muhamed Ali, ka përgënjeshtruar informacionet e plasuar ditë ë parë për mbështetjen e tij ndaj iniciativës së Ziadin Selës.
Në një deklaratë ai bën të ditur se para disa ditësh nga persona të panjohur i është keqpërdorur profili personal këshilltarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Komunën e Studeniçanit Muhamed Ali dhe nga i njëjti janë plasuar informatat kinse për mbështetjen e tij ndaj iniciativës së Ziadin Selës.  “Edhe pse profili ka qenë i keqpërdorur  ai ka qenë bazë për tu cituar si  burim për të bërë një lajm pa komunikuar fare me kryetarin e degës së PDSH-së Karshiakë apo vetë këshilltarin në fjalën”, thuhet në deklaratë.

Duke u nisur nga këto arsye këshilltari Muhamed Ali lëshon thotë në deklaratë:

 “Të nderuar miq të mijë në Facebook, të nderuar qytetarë, nëpërmes kësaj deklarate dua që të ju njoftoj juve dhe gjithë opinionin e gjerë se këto ditë është manipuluar me emrin tim. Në opinion janë lëshuar disa dezinformata që janë të pavërteta, kinse unë kam deklaruar se e përkrahi iniciativën e Ziadin Selës. Para disa ditëve më është keqpërdorë  Facebooku im nga person i panjohur dhe në profilin tim në Facebook, ka shkruar kinse unë e përkrahë iniciativën e Ziadin Selës. Unë Muhamed Ali, deklaroj se kam qenë, jam dhe do të mbetem anëtarë dhe aktivist i PDSH-së në Degën e Karshiakës. Dhe do të vazhdoj që ta përfaqësoj PDSH-në dhe të gjithë votuesit në Këshillin e Komunës së Studeniçanit. Jam dhe do të mbetem aktivistë i PDSH-së që e udhëheqë lideri ynë Menduh Thaçi, sepse jam thellë i bindur se zgjidhja e vetme për problemin shqiptarë është platforma e PDSH-së dhe për këtë garancë është lideri ynë Menduh Thaçi

Lajme të ngjashme

Back to top button