E gjeti Artan Grubi: Fajin e kanë portalet!

Shkruan: Aurel Rakipllari, Tiranë

Ngjarjet në Maqedoni po marrin çdo ditë e më shumë përmasa më të mëdha. Dënimi me burgim të përjetshëm i 6 shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra” nxiti protesta në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni ku nuk munguan as aktet e dhunës apo arrestimet nga ana e policisë. Kjo është pikënisja e gjithëçkaje por jo arsyeja e vetme. Pasi hallet e popullatës shqiptare në Maqedoni janë të shumta, aq sa do duhej një roman qindrafaqe për ti treguar një nga një.

Por nuk mendon kështu VMRO-DPMNE që qeveris Maqedoninë prej disa vitesh, nuk mendojnë kështu mediat pranë saj, madje as faktorë shqiptarë të politikës në Maqedoni. Pak ditë më parë ishte gazeta pro-qeveritare maqedonase “Dnevnik” që akuzonte mediat dhe portalet shqiptare për dezinformim dhe keqpërdorim të ngjarjeve, ndërsa dje i erdhi rradha deputetit të BDI-së, njëherazi edhe këshilltar i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që të akuzonte web-portalet, që sipas tij po e fusnin publikun në një terr informativ dhe po nxisnin sjellje jonjerëzore (me siguri e ka patur për dhunën e policisë?)

Është e lehtë të akuzosh të tjerët, ose më mirë t’ia heqësh përgjegjësitë vetes dhe t’ia kalosh dikujt tjetër. Edhe pse një pjesë të fajit për gjithçka ndodh me shqiptarët në Maqedoni e ka BDI-ja (duke qënë partia shqiptare në bashkëqeverisje) zoti Grubi duket se e ka gjetur “fajtorin” e vërtetë të protestave mbarë-shqiptare: nuk është moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, as gjëndja e rënduar ekonomike-sociale e shqiptarëve, as dhuna që ushtrojnë herë pas here maqedonasit (që gjithmonë nuk ndalohen nga policia), por janë web-portalet. Ato mashtrojnë popullin sipas tij.

E ke gabim zoti Grubi! Nëse vërtetë kërkoni të gjeni fajtorët e vërtetë jeni ju politikanët shqiptarë (të të gjitha krahëve politikë) që për interesa personale dhe partiake i keni lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Papunësinë, padrejtësinë, harresën ndaj tyre nuk e kanë shkaktuar mediat apo web-portalet, as ata që dalin e protestojnë në rrugë dhe sheshe, por ju politikanët, që kur uleni në karriken e pushtetit harroni dhe injoroni votën e atyre shqiptarëve që iu ulën aty, jo për të bërë sehir kur arrestohen e dënohen shqiptarë në ngjarje të montuara, as kur fëmijët shqiptarë rrihen në ditën me diell, as kur komunat shqiptare marrin më pak fonde se komunat maqedonase, por ti dalë në ballë problemeve të tyre, ti zgjidhni ato dhe jo t’iu shmangeni.

Uroj dhe shpresoj që politika shqiptare në Maqedoni të bëhet e përgjegjshme, të marrë përsipër detyrat që i takojnë në të kundërt “grushti” i atyre që dje i ulën në karriken e pushtetit do ti zbresë shumë shpejt prej andej. Këmbanat e alarmit po bien…

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Eshte po ky personi i njejte qe para do kohesh kur ishte kryetar i levizjes “Zgjohu””kritikonte dhe ishte kundershtar i flakte i BDI-se,ku sot ai eshte keshilltar ne po ate parti.Palo intelektual

  2. Thon nje fjal te korit zoti diten e pazarit !!!! nese je i drejt dhe punon per popull ajo gje kur nuk te ndodh po ja qe ndodhi
    mos me pas kan si kishin than, esht nje fjal tjeter e urt ja qe edhe kjo doli
    ky ja asht budall si Mendu thaqi qe i quante ushtaret e uck’se terorista! ose nuk ka mend ma shum, ( aq din aq flet ),
    pastaj menduhi ne plan program te partis se tij paraqet qe po te njejteve terorista! ti beje status veqant ne R.maqedonis, sepse (teroristat) tash!! u ben ushtart djemt te kombit qe aj perfaqson.

  3. Mos ia zini për të madhe Artanit! Është i vogël djali… ende rritet… Prandaj e kanë bërë shef të kadinetit të Aliut. Kur të rritet edhe pak do ta bëjnë këshilltar të sektorit policor për çështje shqiptare…

Back to top button