Google do të integrojë AI bashkëbiseduese në formën e ChatGPT në motorin e kërkimit

Pasi humbi përballë rivalit kryesor, Google ka planifikuar të shtojë inteligjencën artificiale të saj në produktin kryesor tha CEO Sundar Pichai për The Wall Street Journal, raporton PCW.

“A do të mundet që përdoruesit të bëjnë pyetje në Google dhe të ndërveprojnë me modelet gjuhësore (LLM) në kontekstin e kërkimit që po bëjnë? Absolutisht,” tha ai.

Google tashmë ka premtuar se do të integrojë LLM në kërkim por është hera e parë që kompania ka zbuluar planet për integrimin e tij në formën e një bashkëbiseduesi AI.

Lëvizja nuk është e papritur, sidomos me Microsoft që tashmë ka vënë në përdorim motorin e kërkimit Bing me motorin AI të ChatGPT.

Megjithatë implementimi i Google pritet të ketë më shumë impakt nisur nga përdorimi në masë i tij. Google ka 93.4 përqind të këtij tregu.

Pichai tha se e sheh AI si një mundësi për të zgjeruar biznesin e kërkimit dhe jo si kërcenim.

Por ai nuk zbuloi një afat se kur AI do të vinte në Google Search dhe motori më popullor i kërkimit është qartësisht pas Microsoft në këtë drejtim.

Lançimi i ChatGPT nga OpenAI bëri që Google të deklaronte “kodin e kuq” duke e parë AI si kërcënim për ekzistencën e biznesit të saj kryesor.

Tasmë Google ka lançuar versionin e saj të AI quajtur Bard por duket pas ChatGPT nisur nga përgjigjet që jep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button