Cavani gati bëhet i Chelseat

Edinson Cavani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje. “El Matador” do të përfitojë një pagë prej 8,5 milion euro në sezon në një kontratë pesë-vjeçare, gjithnjë nëse blutë e Londrës arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Napolin. 

Pikërisht edhe për këtë arsye sulmuesi uruguaian dëshiron të flasë ballë për ballë me presidentin De Laurentiis sapo të kthehet nga Brazili për ta bindur që të ulë pretendimet lidhur me klauzolën prej 63 milion euro të prishjes së kontratës. Real Madrid pra ku mendohet se do të shkojë bashkombasi i tij Luis Suarez.

Lamtumira e Cavanit nga Napoli është diçka pothuajse e sigurt pavarësisht presionit të Benitez dhe grushtit të fortë të De Laurentiis. Klima përreth Cavanit në qytet nuk është shumë e qetë dhe gjatë kësaj është arritur edhe marrëveshja që sulmuesi uruguaian të luajë në Londër në pesë vitet e ardhshme nën urdhrat e Jose Mourinho.

Një paga stratosferike e premtuar që gjithsesi mbetet e bllokuar deri në “po-në” e presidentit axurr. Dëshira për të mos lëvizur asnjë centimetër nga kërkesa 63 milion euro është ngulitur në kokën e De Laurentiis.

Vetëm Ramires përfaqëson një figurë të vlefshme për të përfshirë në këtë çështje, por këtu është Chelsea ai që nuk dëshiron të negociojë. I takon vetë Cavanit tani të provojë të bindë presidentin e tij që të ulë çmimin nga 63 milion në 50 që janë vënë në dispozicion nga Roman Abramovich.

Lajme të ngjashme

Back to top button