Blerja e Osimhen, nën hetim

Mashtrimet me shit-blerjet e futbollistëve po hetohen thellësisht nga organet italiane. Guardia di Finanza ka hapur një disje për transferimin e Osimhen tek Napoli, raporton Klan.

Kalimi i golashënuesit më të mirë të Serie A është bërë në një mënyrë që i ka ngjallur dyshime autoriteteve. Në fakt financa sekuestroi dy kontrata, një për blerje dhe një për shitje, por që i referohen të njëjtit lojtar, Claudio Manzi, i cili ishte një nga katër futbollistë që u përfshinë në marrëveshjen që solli Victor Osimhen tek Napoli në verën e vitit 2020.

Kartoni i Manzi në atë kohë u pagua 4 milionë Euro nga Lille, por ai nuk shkeli kurrë në Francë, duke qenë se nënshkrimi i kontratës u bë në selinë e Napolit dhe prej andej ai shkoi direkt në huazim në një klub tjetër, Fermana.

Saktësisht 11 muaj më vonë, Manzi u lirua nga Lille, e cila ndërkohë kishte ndryshuar pronësi. Si lojtar i lirë, Manzi firmos për ekipin e Serisë C italiane Turris, i cili në Janar 2023 e shet te Virtus Entella për një shifër prej rreth 120 mijë Eurosh, shumë më pak se 4 milionët e futura në buxhet nga Napoli dy vjet e gjysmë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button